×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq porosi Kosovës për Trepçën: Mos luani me zjarr

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 13:51

    Të gjithë faktorëve ndërkombëtarë, u është thënë qartë se çdo ndërhyrje ushtarake që shkel marrëveshjen në Bruksel me NATO-n dhe KFOR-in do të shkaktojë reagime nga Serbia. Kështu është shprehur sot ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net

    “Të gjithë e dimë se askush nuk duhet të luajë me zjarr dhe të presë që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë “, tha Daçiq para gazetarëve i pyetur mbi shkrimet e pavërteta të mediave serbe se Kosova po planifikon marrjen e Trepçës.

    Daçiq u kërkoi të gjithëve që të kenë kujdes për të mos provokuar Serbinë. Daçiq theksoi se Platforma për dialog nuk është pro, por kundër dialogut, se ky është një ultimatum për Serbinë, dhe se Beogradi nuk ka ndërmend ta konsiderojë një gjë të tillë.

    “Ata thonë se në fund ne do t’i njohim. Kur ju dëgjoni diçka të tillë, kjo ju bën të pyesni veten nëse këta njerëz janë të vetëdijshëm për pozicionin  e tyre , a janë ata të vetëdijshëm se, kur  unë ulem në Këshillin e Sigurimit para meje qëndron Serbia, dhe kur ata ulen, para tyre qëbndron vetëm, emri dhe mbiemri i tyre? Është kjo e drejtë apo jo – kjo është situata reale”, tha Daçiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!