Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po shfaqen video-incizimet të ditës kritike të vrasjes së Liridona Ademajt.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka komentuar pamjet e siguruara nga dita kritike, duke shpjeguar lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.
Sipas Prokurorisë, në orën 10:14, nga shtëpia e Naim Murselit del vetë Murseli, i cili më pas merr rrugë drejt një pompe të derivateve “Eco Pompa”, e cila ndodhet në fshatin Rakovinë.
Në pamje të tjera shihet duke arritur në të njëjtën pompë të derivateve edhe Granit Plava.
Më pas, sipas pamjeve shihet momenti kur Granit Plava hyn në veturën e tipit “Range Rover”, në pronësi të Naim Murselit.