×
  • Lajme
  • Lajme

    Propaganda e Vuçiçit për çnjohjen e Kosovës, Danas: Ja me cilat shtete po negocion Presidenti serb

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 11:11

    Në mesin e tetë shteteve të reja “çnjohëse” të pavarësisë së Kosovës, siç pretendon presidenti serb, Aleksandar Vuçiç se i ka “në sirtar”, burime diplomatike të së përditshmes serbe “Danas” thonë se janë vende kryesisht të vogla afrikane si Mbretëria e Eswantini-t, Gaboni dhe Somalia, por edhe të Amerikës Latine si Antigua, Barbuda, të cilat, siç thonë ata, “kanë ngrirë vendimin për njohje” të Kosovës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Përveç këtyre, sipas Danas, ka edhe shtete me “vendime të ngrira” për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si Egjipti, Peruja dhe Republika Dominikane.

    Më tej, thuhet se po zvhillohet betejë diplomatike për pozicionin e Kosta Rikës, e cila është vendi i parë mes tyre që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Tutje, Danas shkruan rreth mundësisë që të ngritet në agjendën e OKB-së anëtarësimi i i Kosovës. Në lidhje me këtë, bëhet e ditur se aktivizimi kundështues i Serbisë në lidhje me këtë.

    Sipas burimeve të tyre, misioni serb diplomatik në New York do të përdor këtë mundësi për të fuqizuar marrëdhëniet me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovës dhe të vazhdojë lobimin në fushatë “çnjohëse të Kosovës”.

    “Siç mëson Danas jozyrtarisht nga Qeveria e Serbisë, Plani është që emrat e këtyre shteteve të mbahen të fshehta tani për tani”.

    Disa nga shtete mosnjohëse që përmenden, janë Guatemall, Nikarugua, Mozambiku, dhe Irani, me të cilët do të takohet Presidenti i Serbislë.

    Me disa nga këta shtete, janë bërë përpjekje për të fuqizuar marrëdhëniet dy-shtetërore.

    “Mbretëria e Eswantinit, Gabonit dhe Somalisë janë shtete afrikane më të vogla, të pazhvilluara me të cilat presidenti Vuçiç u përpoq të vendosë marrëdhënie diplomatike gjatë këtij viti, të cilat kanë një situatë politike komplekse dhe kjo mund të përdoret lehtësisht, siç ka treguar tashmë rasti i Somalisë për t’i bërë ata të ndryshojnë qëndrimin e tij për Kosovën”.

    “Për lidershipin e Serbisë nuk është e rëndësishme madhësia dhe ndikimi i këtyre vendeve në OKB, është e rëndësishme që ata të kenë një zë dhe të ketë rëndësi çdo shtet”, thonë burimet e Danas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!