Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka paralajmëruar një “shtator të nxehtë”, duke i dërguar një mesazh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Haradinaj ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet për muajin shtator, pa dhënë detaje të tjera se për çfarë bëhet fjalë.

“Gjithçka në përgatitje të shtatorit. Kështu që, z. kryeministër, shihemi në shtator. Së shpejti, kismet”, ka thënë Haradinaj.

Reklamë

Deklarata e tij vjen në kohën kur vendi po përballet me krizë politike dhe paqartësi rreth formimit të institucioneve të reja.