Dauti i thotë “falemnderit” kryeministrit, nuk tregon pse

Kryeministri Ramush Haradinaj është kthyer gjatë ditës së djeshme nga Samiti i Berlinit ku pati takime shumë intenzive me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së.

Por, duket se tashmë ai është duke kaluar kohë me familjarët e tij.

Vëllau i tij Daut Haradinaj ka postuar një fotografi ku shihen të dy vëllezërit Haradinaj.

“Falemnderit” është përshkrimi i vetëm që Daut Haradinaj, deputeti i AAK-së, ka shkruar në këtë postim.

A po e falënderon ai vëllaun e tij kryeministër për qëndrimet e tij apo për arsye të tjera personale nuk dihet, por ajo që shihet qartë është se të dy vëllezërit Haradinaj duken në humor shumë të mirë.