×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Deliu-Kodra s’pret të ketë ndryshim sot në Kuvend: Është përgjegjësi e Kurtit dhe VV-së

    Reporteri
    13 Korrik 2025 | 11:09

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se edhe sot në tentativën e 46 për konstituim të Kuvendit nuk pret ndonjë ndryshim, shkruan Reporteri.net.

    Ajo theksoi se VV-ja duhet të reflektojë

    “Reflektimi duhet të bëhet prej partisë që e ka marrë nr më të madh të mandateve. As këtë të diel spres ndryshim për shkak të qëndrimeve dhe barrikadimit e pengmarrjes që e shohim, tash e sa kohë. Skemi asnjë lëvizje nga pozicionet e tyre të ngurta, dhe drejtojnë gishtin diku tjetër”, tha Deliu-Kodra.

    “Shohim qëndrime të barrikaduara. Është përgjegjësi e Albin Kurtit dhe VV-së që e kanë lënë Kosovën tash e pesë muaj dhe vazhdojnë të angazhohen në pozitat ministrore dhe kanë marrë peng institucionet”, shtoi ajo.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!