×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet një gyp në rrugën “Luan Haradinaj”, mbesin pa ujë disa lagje të Prishtinës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 9:13

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj”  në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    “Mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, njofton kompania.

    Pa furnizim me ujë të pijshëm , deri në sanimin e defektit janë lagjja Pejton, lagjja Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!