×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me tetë muaj burgim personi që goditi këmbësoren në Prishtinë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 12:21

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuari F.A për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


    I akuzuari F.A është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 2 (dy) vitesh.

    Ai është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2016 kishte drejtuar automjetin pa qenë i pajisur me patent shofer dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte kaluar në trotuar dhe kishte goditur të dëmtuarën D.P duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

    Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!