×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PSD-së: LDK-ja e Vetëvendosje veç po vajtojnë

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 23:37

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thumbuar jo pak Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, të cilat i ka quajtur subjekte vajtuese që nuk kanë asnjë vizion si të ecet përpara.


    “Sikur PSD-ja të rrinte duke vajtuar sikur LDK-ja e Vetëvendosje atëherë ne do të kishim Hashim Thaçin fikall vetë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai në RTK.

    Sipas tij PSD-ja e bëri faktor Kuvendin e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke bërë që të ketë Platformë dhe Ligj.

    Krasniqi ka deklaruar se duhet të lihen inatet personale kur është në pyetje dialogu me Serbinë.

    “Kur inati i përshkon edhe temat si dialogu me Serbinë, atëherë po cenohet interesi shtetëror. LDK dhe Vetëvendosje nuk kane qëndrim parimor për dialogun, thonë: s’po na pëlqen se atë po e udhëheqë final fisteku”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!