×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Isufi: Mbylleni këtë seancë palidhje

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:40

    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka rekomanduar mbylljen e seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për shpenzimet për manifestimin e 11 vjetorit të pavarësisë.

    Isufi ka thënë se, LDK po merr autogol dhe po rrezikon që kjo t’i kthehet bumerang.

    “Nuk e di pse LDK disa herë thërret seanca të jashtëzakonshme dhe kush po e nxitë në këtë drejtim me marrë autogol ose me iu kthy bumerang pa nevojë kur ka nevojë të mbahen seanca serioze me tema të caktuara, me dokumente me të dhëna konkrete dhe jo të flitet paushall siç po flitet”, u shpreh Isufi, transmeton Reporteri.net

    Ai ka rekomanduar të ndërpritet kjo seancë, të cilën e ka quajtur “palidhje”.

    “Prandaj mbylleni këtë seancë palidhje krejt dhe të shkojmë në seanca të mira dhe të domosdoshme për qytetaret e vendit sepse veç po i maltretojmë qytetarët”, ishte rekomandimi i Isufit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!