Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me çështjen e buxhetit, duke thënë se katër ministritë e reja të formuara nuk “ekzistojnë financiarisht” në planifikimin e buxhetit.

Sadiku ka thënë se dokumenti i buxhtetit prej 723 faqesh, i është dhënë deputetëve tri orë para seancës, duke e cilësuar këtë si diçka që “nuk është serioze”.

“Shteti nuk ndërtohet me improvizim. Buxheti nuk është story në Instagram që editohet në minutë të fundit.”, ka shkruar ai.

Reklamë

Ai ka thënë se shteti nuk ndërtohet me improvizime.

“Buxheti nuk është story në Instagram që editohet në minutë të fundit. Amatera.”, ka shkruar Sadiku.