×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së me zmadhues zëri në Kuvend, lëshon bisedën Kusari-Simiq

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 18:27

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka marrë me vete një zmadhues të zërit brenda sallës së Kuvendit dhe ka lëshuar audio-incizimet ku shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

    Audio-incizimet janë publikuar në tri pjesë. Në pjesën e tretë Kusari-Lila dëgjohet teksa përgojon dhe ofendon ish-eksponent të UÇK’së dhe disa zyrtarë të PDK-së.

    Përveç tjerash, audio-incizimi nxori në pah edhe të paktën një bisedë telefonike të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes me kriminelin serb Milan Radojiçiq – i shpallur non-grata nga SHBA’ja dhe Britania e Madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!