×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e Vetëvendosjes: Po përgatitemi për protesta dhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 17:40

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Ngavci kanë filluar tashmë vizitat nëpër komuna që të përgatiten për protestat.

    “Ne kemi filluar takimet me qytetarë në të gjitha komunat kemi motivim për të organizuar këto protesta, qytetarët nuk kanë dilema janë të interesuar që të kontribuojnë sepse kjo është më e pakta. Pas takimit do të vazhdojmë edhe me protesta edhe me mocionin e qeverisë, në situatën në të cilën jemi ku ka deklarime të vazhdueshme edhe nga deputetët e koalicionit qeverisës, ajo që bie në sy është se kjo qeverisje ka tolerancë për të ndarë pazare për të ndarë korrupsionin apo vendet e punës”, thotë Nagavci.

    Ajo ka paralajmëruar edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë për të cilin thotë se do të nënshkruhet në kuvend.

    “Ne do të përdorim të gjitha mjetet që i kemi në pozicion. Punësimet nepotiste korrupsioni skandalet e njëpasnjëshme duhet të pushojnë. Është e qartë që kjo qeveri nuk do t’i ndalojë vetë”, thotë Nagavci për T7.

    Ajo tutje ka përmendur numrin e ministrave dhe zëvendësministrave si dhe rritjen e pagave.

    “1 milion euro falje borxhit të veriut, 53 milionë euro të Bechtel Enkës, Contour Globali dhe një varg skandalesh aq të shumta janë sa që nuk po arrijnë të adresohen si duhet.

    Është e qartë që marrëveshjen për demarkacionin që e kundërshtuan vetë e nënshkruan tash edhe pse kanë kaluar aq kohë nuk ka asnjë hap për rishikimin e saj”, shton deputetja e VV-së.

    Mirëpo, nga Lëvizja Vetëvendosje po përmendin taksën prej 100 për qind si vendim i mirë i qeverisë aktuale, por, kritikojnë mënyrën se si erdhi deri te vendimi.

    ”Vazhdojmë të mbështesim taksën qëndrimi ynë është që të ketë reciprocitet të plotë. Kjo qeveri e mori taksën ashtu si e mori në një mënyrë të nxituar pa partnerët tanë ndërkombëtarë është po sidoqoftë është vendim i drejtë. Vendimi për taksën nuk e amniston qeverinë për hajninë”, shton ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!