×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e Vetëvendosjes: Qeveria abuzoi me paratë e ndara për 11-vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 18:41

    Opozita kosovare vazhdon t’i kërkojë llogari kryeministrin Ramush Haradinaj për fondin prej 500 mijë eurosh të ndarë për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë.


    Vetëvendosësja, Arbërie Nagavci, mendon se qeveria ka abuzuar dhe se shuma në fjalë është ndarë në mënyrë të jashtëligjshme.

    “Janë shpenzuar diku 175 mijë euro dhe është një hap i bërë përpara dhe kjo është një shenjë që duhet të jemi të zëshëm për keqpërdorimet”, ka thënë ajo në një intervistë dhënë për KTV-në.

    Nagavci ka thënë se ende nuk kanë arritur të kenë qasje në dokumentet zyrtare për të parë se si janë shpenzuar këto para, ndërkaq ka kritikuar shpenzimet e pakontrolluara që janë bërë nga ana e qeverisë aktuale.

    “Edhe pse ka më shumë se dy javë që kemi paraqitur kërkesë për qasje në të dokumentet zyrtare ne ende nuk kemi qasje në të dhënat se si janë shpenzuar këto para. Janë lloj-lloj vendimesh që janë marrë nga kjo kategori e buxhetit. Vitin e kaluar kanë qenë 60 vendime të tilla. Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa ka buxhet kategoria e shpenzimeve të paparashikuara, janë shpenzuar mbi 1 milion e 700 mijë euro”, ka deklaruar ajo.

    Nagavci ka numëruar disa nga vendimet që sipas saj qeveria ka shpenzuar në mënyrë të gabuar.

    “Vendimet janë marrë në mënyrë arbitrare. Edhe filmi ‘Lojë jete’, në konkurs ka dalë e 12-ta dhe qeveria e ka mbështet me 180 mijë euro. Për mbledhjen e dy qeverive janë ndarë 120 mijë euro ku është e paqartë se çka kanë mund me shpenzu kaq shumë dy qeveri për një ditë”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!