×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgesa e dokumenteve të Presidencës nëpër botë, shpallet tender në vlerë gati 10 mijë euro

    Reporteri
    05 Maj 2022 | 21:37

    Presidenca e Kosovës ka shpallur tender për shërbime emergjente postare për nevojat e këtij institucioni.

    Për këtë tender, janë paraparë të shpenzohen gati 10 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas dosjes, kompania që e fiton këtë tender do të bëjë dërgesat e dokumenteve apo materialeve tjera për Evropë, Amerikë- Kanadë, Azi dhe Afrikë.

    “Shërbime postare emergjente për nevojat e ZPRK-së Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Evropë për 0-0.5 kg sasia 100 Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Evropë për 0.6 -1 kg sasia 20 Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Amerike – Kanade për 0-0.5 kg sasia 80 Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Amerike-Kanade për 0.6 -1 kg sasia 10 Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Azi – Afrikë për 0-0.5 kg sasia 20 Dërgesa e dokumenteve apo materialeve tjera për Azi – Afrikë për 0.6 -1 kg sasia 8”, thuhet në dosje.

    Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 24 ditë, derisa kompanitë e interesuara kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 12 maj

    “Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin e publikuar në e-Prokurim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!