Përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë para objektit të Kuvendit, në prag të nisjes së seancës, ku për herë të 37-të do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Ata kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me bllokadën institucionale.
Protestuesit po mbajnë pankarta me mbishkrimin “Deri kur?”, “A doni me shku edhe në deti?”, e “S’ka pushime pa arritë marrëveshje”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës pritet të nisë në ora 11:00. /Reporteri.net/