×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri në 4 orë pritje në Merdarë për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 14:34

    Deri në katër orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë.

    Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolona e veturave është deri në 1000 metra.

    Pritje gjithashtu ka edhe në pikën kufitare në Jarinje. Personat të cilët duan të hyjnë përmes kësaj pike duhet të presin deri në 60 minuta. Ndërkaq kolonat janë deri në 200 metra.

    Pritjet te Dheu i Bardhë janë deri në 120 minuta ndërkaq në Muçibabë deri në 50 minuta.

    Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë nisur për Kosovë për festat e fundvitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!