×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri në vjeshtë dialogu në pauzë: Gjermania do marr timonin për marrëveshjen finale

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 9:20

    Dialogu Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje finale, ndërkombëtarisht obligative, pothuajse kanë pushuar, pasi plani i presidentit Hashim Thaçi dhe mbështetësve të tij për një marrëveshje përmes ndryshimit të kufijve duket se ka dështuar.


    Zgjedhjet në BE dhe çështja e Brexit’it, kanë lënë mënjanë dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë Ballkanin Perendimor, por kjo duket të jetë edhe një strategji e shtetit më të fuqishëm të BE’së, Gjermanisë, që ta marr vet drejtimin e këtij procesi në vjeshtë, në kohën kur edhe do ta marr drejtimin e Unionit, shkruan reporteri.net.

    Berlini zyrtar ka për qëllim ta ripërtrijë dialogun, por në një format tjetër, me një ekip ndërmjetësues të BE’së, shumë më të fuqishëm.

    Agjencia e lajmeve Beta duke cituar burime diplomatike nga margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg, ka theksuar se në BE ka dallime të theksuar me Uashingtonin zyrtar rreth formës së zgjidhjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Derisa Uashingtoni nuk e përjashton edhe ndryshimin e kufijve nëse dy vendet arrijnë marrëveshje për këtë, në BE, e sidomos Gjermania janë kundër kësaj ideje, shkaku i precedentit që ajo mund të shkaktojë në rajon, por edhe më gjerë në Europë.

    Edhe pse momentalisht Ballkani Perëndimor është lënë anash nga BE, sipas burimeve diplomatike, Berlini ka një plan për ta ripërtrirë dialogun Kosovë – Serbi, dhe këtë pasi Federica Mogherinit t’i përfundojë mandati.

    Sipas burimeve mirë të informuara gjermane, Berlini është i bindur se BE-ja në vjeshtë mund të rifillojë ta trajtojë më seriozisht çështjen e Kosovës dhe beson se shërbimi i ri i jashtëm evropian i cili do të vijë pas zgjedhjeve në BE mund të krijojë një ekip me më shumë autoritet për të u marrë vetëm me Ballkanin Perëndimor.

    Gjermania në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm kryesimin e BE’së do ta marr Gjermania, shtet i cili edhe pritet të marr timonin e dialogut Kosovë – Serbi, për të gjetur edhe një zgjidhje finale në mes të dy vendeve, të cilat edhe 20 vite pas bombardimeve të NATO’s, vazhdojnë të jenë në konflikt të ngrirë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!