×
  • Lajme
  • Lajme

    Derisa po ngiste veturën në Gjakovë, e plagos veten me armë zjarri në këmbë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 16:33

    Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Bujar Roka”kohë ka ndodhur vetëplagosje. 

    Nusret Gjurkaj nga Rajoni i Gjakovës, ka thënë për Reporteri.net se nga ana e emergjencës së qytetit është informuar policia për një person i cili është vetëplagosur me armë zjarri.

    “Me të arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit të lartëcekur në rrugën e lartëcekur i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmben e majtë. Nga ana e mjekëve, të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë”, tha Gjurkaj.

    Ai po ashtu shtoi se është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij inicohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Perdorim i Armes“ dhe i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!