×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Dështimi i seancës, Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Kurtit

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 11:28

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se kjo situatë bllokuese është e papranueshme, shkruan Reporterinet.

    E krejt kjo sipas Çitakut po ndodh për shkak të kryeneçësisë së VV-së dhe Albin Kurtit.

    Ajo madje i bëri thirrje Kurtit për reflektim, pasi siç tha ajo Kosova është më e madhe se ego e tij.

    “Kjo gjendje, kjo situatë është tërësisht e papranueshme. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultatat i kryeneçësisë së VV-së dhe Kurtit. Madje dëgjojmë deklarime qesharake, se gjoja i kanë numrat për qeveri, e s’i paskan numrat për Kryeparlamanetar. Kjo situatë nuk do koment. Është papërgjegjësi. I bëjmë thirrje kryetarit të VV-së që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe se egoja e tij”, tha Çitaku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!