Ka dështuar zgjedhja e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, sepse asnjëri nga pesë kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Vigan Qorrolli ka marrë 22 vota, Hilmi Jashari 25, Etrur Maloku 56, Bardh Vokshi 31 vota, Shukri Sylejmani 14 vota.

Ky i fundit është eliminuar për shkak se ka marrë më së paku vota.

Reklamë

Raundi i dytë i votimit vazhdon nga ora 16:30.