×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të reja: Mësuesja në Prishtinë u godit tre herë me thikë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 13:57

    Dafina Basholli, specialiste e mjekësisë emergjente, ka thënë se mësuesja V.P. në shkollën fillore “7 Marsi” në Prishtinë ishte therur tre herë me thikë në zonën e abdomenit.


    Në një deklaratë për media, Basholli ka bërë të ditur se gjendja e mësueses së plagosur tani është stabile.

    “Ka pasur tri therje me thikë. Tani gjendja e saj është stabile. Janë bërë ekzaminimet dhe tani pranohet në kirurgjinë abdominale”, ka thënë ajo teksa ka shtuar se në momentin e pranimit në QKUK, mësuesja ishte shumë e shqetësuar emocionalisht.

    E therura me thikë siç mëson Reporteri.net është mësuesja e mësimit parafillor Vlora Paci 49 vjeçare.

    Për rastin në fjalë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me ç’rast njoftoi se ka vizituar mësuesen e cila po merr trajtimin në QKUK dhe ajo gjendet jashtë rrezikut për jetë.

    “Para pak orësh në shkollën 7 marsi në Prishtinë një prind e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës. Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin. Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellë dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë”, shkruar Ahmeti në Facebook.

    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku ka treguar se rreth orës 10:30 kanë marrë informata për një përleshje fizike në mes të dy personave në shkollën ”7 Marsi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

    ” Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacion se në një shkollë në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave. Me të dal në vend të ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima V.P., femër, 49 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe e njeta menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

    Për këtë rast është arrestuar një person femër B.D., 38 vjeçe si dhe iu është konfiskuar thika me të cilën e ka kryer aktin. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!