×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu me Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë, dy temat që partinë opozitare serbe e nisin drejt ShBA-së

    Reporteri
    26 Shtator 2022 | 14:30

    Një delegacion i partisë opozitare serbe “Partia për Liri dhe Drejtësi” e kryesuar nga ish-kryetari i Beogradit, Dragan Gjillas, ka udhëtuar për në Shtete të Bashkuara të Amerikës, për, siç lajmërohet, takime në Departamentin amerikan të Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Kongres dhe Senat, raportoi media serbe Direktno, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë takim do të jetë pjesëmarrës edhe ish-kryenegociatori i palës serb në dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviç, dhe liderja e opozitës serbe, Marinika Tepiç.

    Siç bën të ditur ky medium, ky delegacion serb do t’i paraqes amerikanëve pozicionin e tyre që avokon që politika e jashtme serbe “me urgjencë” të bashkërendohet me politikën e jashtme evropiane.

    Më tej, në ShBA thuhet se do të paraqesin propozimet e tyre për krijimin e një kornizeje për bisedimet Kosovë-Serbi përmes formimit të një komisioni parlamentar, bisedime të cial, sipas tyre, “duhet të respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën e Këshilltë të Sigurimit”.

    Në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi, kjo parti deklarohet se janë për diskutimet e të gjitha çështjeve të hapura “përveç njohjes së Kosovës nga Serbia”.

    Në seancën e fundit parlamentare të Serbisë ku diskutuan për dialogun, propozimin e kësaj partie për formimin e një komisioni parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi, një komision i cili thërret për bashkangjitjen e Kishës Ortodokse Serbe, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU), Universitetet e Serbisë, si dhe organizatat jo qeveritare, e miratoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!