×
  • Lajme
  • Lajme

    Diçka e çuditshme po ndodh në Kanada: Ky shtet po ngrohet dy herë më shumë se pjesa tjetër e botës

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 9:48

    Kanadaja po ngrohet mesatarisht dy herë më  shpejtë se pjesa tjetër e botës, tregoi një raport i ri shkencor. Raporti i klimës së qeverisë kanadeze ka paralajmëruar se ndryshimet janë tashmë të dukshme në shumë pjesë të vendit dhe se intensifikimi i tyre është parashikuar edhe më tutje, shkruan BBC.


    Ndryshimi më i madh ka ndodhur në Arktikun Kanadez, i cili do të vazhdojë të ngrohet më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja botërore, transmeton Reporteri.net.

    Raporti vëren se shumë nga efektet e vërejtura janë ndoshta të pakthyeshme. Është vlerësuar se temperatura mesatare në Kanada rritet çdo vit për 1,7 gradë Celsius që nga viti 1948, kur temperaturat u matën për herë të parë në të gjithë vendin.

    “Ndërsa aktivitetet njerëzore dhe ndryshimet klimatike natyrore kanë kontribuar në ngrohjen në Kanada, faktori njerëzor është dominues”, thotë raporti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!