Në javën e ardhshme moti në Kosovë do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i ngrohtë dhe me shumë intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të jenë mbi vlerat tipike për fillimin e shtatorit, veçanërisht gjatë ditëve të para.
Të enjten, parashihet ndryshim i përkohshëm i motit, ku priten reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në formë lokale. Pas këtyre zhvillimeve, të premten temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë.
E hënë – 7 shtator
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s.
E martë – 8 shtator
Do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 32°C. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.
E mërkurë – 9 shtator
Vazhdon moti i ngrohtë, me periudha të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 33°C. Vlerat më të larta priten në Prizren dhe Gjakovë, deri në 33°C. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtesi 1-5m/s
E enjte – 10 shtator
Moti do të jetë më i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e forte nga drejtimi verilindje dhe veriperendim.
E premte – 11 shtator
Pas reshjeve të së enjtes, moti do të jetë më i freskët, me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 25°C deri në 30°C. Rënia më e theksuar e temperaturave maksimale pritet në zonat malore. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-5m/s.