Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhëtoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton “The Geopost” t’i ketë thënë një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.
“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiq, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, raporton portali i specializuar në çështje të sigurisë dhe gjeo-politikës.
Sipas tij, Vuçiq është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska.
“Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiqin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, citohet të ketë thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.
Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e hershme të mëngjesit kanë vrarë policinë e Kosovës Afrim Bunjakun. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat.
Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 4 terroristë serbë të Kosovës, kurse 2 të tjerë janë kapur të gjallë.
Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media, krejtësisht i hutuar fajësoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.