Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon në deklaratën përmbyllëse në Hagë në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së tha se nuk është e drejtë të anashkalohen politikat dhe dominimi serb gjatë vlerësimit të veprimeve të UÇK-së, duke e cilësuar rastin si përdorim të standardeve të dyfishta nga ZPS-ja.
Ai deklaroi se dëshmitë tregojnë se në atë kohë në Kosovë është ushtruar një sistem i ngjashëm me aparteidin, duke krahasuar situatën me Afrikën e Jugut.
“Nuk është e ndershme që mund të ankalosh politikat serbe dhe dominimin serb ndërkohë që vlerësohet nëse UÇK-ja ka pasur të njëjtëtn politikë, të thuash që ka shkuar drejtim tjetër. Ju nuk mund të injoroni atë që ka bërë Serbia sikurse Serbia të ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës. Ky është rast klasik i dy standardeve të ndryshme të përdorura nga ZPS-ja. Dëshmitë tregojnë se sistemi i Aparteidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë. Është një sistem që e ka zanafillën në Afrikln e Jugut, që fatmirësisht i dha fund këtij sistemi në fillim të viteve 90, ndërkohë kjo situatë po përshkallëzohej në Kosovë”, deklaroi Dixon.
Dixon tha se, sipas tij, arkitektët dhe ekzekutuesit serbë akuzuan persona që kishin vuajtur nën atë sistem dhe ofruan prova për t’i paraqitur ish-pjesëtarët e UÇK-së si “rrugaçë” dhe të pabindur.
Ai shtoi se Gjykata duhet të shqyrtojë me kujdes dëshmitë e dhëna nga shteti serb, përfshirë motivimet dhe origjinën e dokumenteve.
“Në Kosovë arkitektët serbë dhe ekzekutuesit bën të kundërtën, akuzuan persona që kanë vuajtur nën atë sistem, dhe kërkuan që ata që kanë vuajtur të gjykoheshin. dhe në fakt ata jo vetëm kaq por edhe dhanë provat që kjo të bëhej për ti thënë ndërkombëtarë[ve që ju kemi thënë se këta të UÇK-së janë rrugaç, të pabindur”, shtoi ai.
“Gjykata duhet të shikojë me kujdes dëshmitë e dhëna nga shteti serb, ashtu siç është bërë në Afrikën e Jugut, të shikohen motivimet më të thella apo origjina e dokumenteve”, tha Dixon.
/Reporteri.net/