Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetjen për protestën e cila synon që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Ai e ka bërë këtë duke shpërndarë në profilin e tij në Instagram thirrjen për protestën.

Kjo protestë do të mbahet të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Reklamë