×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i të ndejrit Kujtim Paçaku: Komuniteti Rom në Kosovë ka probleme edhe në punësim

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 19:36

    Denur Paçaku, djali i ish deputetit të ndjerë, Kujtim Paçakut, ka thënë që komuniteti rom në Kosovë ka probleme edhe sa i përket punësimit.


    Paçaku ka thënë që ka pasë raste kur nuk një rom nuk është punësuar vetëm për shkak të ngjyrës.

    “Nëqoftëse një rom që ka përfunduar studimet në rrafshin e ekonomisë dhe aplikon në ndonjë bankë po besoj që hiq më shumë se 80% ai nuk do të pranohet edhe në momentin kur bëhet intervistimi i tij. Ka pasë raste të tilla kam dëgjuar edhe më parë, pra kjo është ajo pika ku ne duhet të punojmë më shumë dhe nuk duhet të gjykohet dikush në bazë të ngjyrës së lëkurës”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

    Sipas Paçakut sa i përket komuniteteve pakicë, Kosova ka një kushtetutë që duhet ta merr shembull edhe Zvicra dhe Belgjika.

    “Në krahasim me Zvicrën, Belgjikën edhe atje ka minoritete të ndryshme dhe në krahasim me ato shtete Kushtetuta e vendit duhet të merret shembull”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!