×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodik justifikon agresionin rus, e quan “të njëjtë me situatën e serbëve” në Bosnje

    Reporteri
    19 Shtator 2022 | 14:59
    Lideri nacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik

    Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, përsëri doli haptazi në mbështetje të agresionit rus mbi Ukrainën, duke thënë se “ishte e nevojshme për t’i mbrojtur rusët e Ukrainës”, raportoi mediumi kroat “Index.hr”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Madje ai e krahasoi situatën e rusëve në Ukrainë me serbët në Bosnje, për çka tha se “ne nuk mund të jetojmë me myslimanët, kështt që është dëshirë e natyrshme të bashkohemi me Serbinë”.

    “Aspiratat tona drejt Serbisë janë të natyrshme. Situata është e ngjashme me rusët në Ukrainë, prej të cilëve janë 15 milionë rusishtfolësh që u është ndaluar lidership i atij vendi”.

    “Prandaj operacioni special rus justifikohet me mbrojtjes e të drejtave të popullit të saj”, ka thënë Milorad Dodik për maçinerinë propagandistike ruse Tass.

    “Njëjtë jemi edhe ne këtu. Nuk mund të kemi shkolla të përbashkëta dhe libra me myslimanët”, ka thënë Dodik për agjencinë ruse, pak para se të niset për në Moskë ku do të takohet me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

    Dodik, i cili kaherë i ka përçuar narrativat ruse dhe anti-perëndimore, kësaj here doli në mënyrë edhe më eksplicite.

    Ai tha se është Rusia ajo “që i është përmbajtur gjithmonë normave të së drejtës ndërkombëtare” dhe shtoi se “është Perëndimi që i shkel këto norma në të gjithë botën, përfshirë edhe Ukrainën”.

    Si provë për këtë, ai ofroi një krahasim të vendeve të sotme perëndimore me Rajhun e Tretë.

    “Ne e kuptojmë shumë mirë se lufta e Perëndimit kundër Ortodoksisë nuk ka ndalur kurrë. Ajo luftë ishte lajtmotivi i të gjitha fushatave dhe në thelb kishte një qëllim unik – të dominonte furnizimin e pasur të Rusisë me burime natyrore”.

    “Për këtë arsye, Napoleoni dhe Hitleri erdhën në Rusi, dhe Perëndimi i sotëm gjithashtu dëshiron të dominojë ato hapësira”, ka thënë Dodik.

    Duke iu përgjigjur pyetjes për shkëputjen e mundshme të Republika Srpska nga BeH, Dodik tha se ky mbetet qëllimi dhe për realizimin e saj në Banja Luka presin vetëm momentin e duhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!