×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodik në shtator në Moskë, lajmëron se do të ankohet te Putini

    Reporteri
    24 Gusht 2022 | 13:28

    Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, njoftoi se në vizitën e tij në Moskë që do ta zhvillojë në shtator, do t’i ankohet presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, rreth qasjes perëndimore ndaj BeH-së, transmeton “Reporteri.net”.

    “Perëndimorët janë shpërndarë në BeH dhe po mendojnë se janë në shtëpi të tyre”, u tha mediave Milorad Dodidk.

    Përveç kësaj, ai ankua si rëndom se Bosnje-Hercegovina “po shfrytëzon tregimin e Ukrainës për të realizuar qëllimet e saj”. Këto qëllime, siç zakonshëm propagandon ai, “janë zhbërja e entiteteve në BeH”, tha ai duke iu referuar entitetit serb, ‘Republika Srpska’.

    Dodik tha se Rusia është formalisht dhe legalisht garantuese e Marrëveshjes së Dejtonitd. “Por, ata nuk e ftojnë. Nuk është as Kina, e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit”, transmeton “Index.hr”, përcjell “Reporteri.net”.

    Boshnjakët, të cilët Dodik i quan “myslimanë”, tha se Bosnje-Hercegovinën e duan vetëm siç e mendojnë vetiu.

    “Në skenë, kemi një nacionalizëm të fuqishëm mysliman që Bosnjën dëshiron ta ndërtojë sipas mënyrës së vet”, tha ai.

    Dodik tha se në agjendën e vizitës së tij në Rusi janë shumë çështje për të cilat ka diskutuar me Putinin në takimin e fundit.

    “Tani ne duam të shikojmë kontekstin e marrëdhënieve tona. Ne po llogarisim në bashkëpunimin dhe mbështetjen e vetë Rusisë”, tha ai.

    “Ne jemi po aq të gatshëm që, për aq sa na lejon kapaciteti ynë, të mbështesim të gjitha përpjekjet ruse për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë, dhe ne e konsiderojnë këtë të jetë plotësisht legjitime. Në këtë kontekst për të biseduar do të fokusohemi edhe në bashkëpunimin ekonomik”, tha Dodik.

    Milorad Dodik, lideri nacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës dhe Serbia janë të vetmet dy territore ku Rusia frymon lirshëm sa i përket sanksioneve perëndimore.

    Dodik për luftën në Ukrainë fajëson Perëndimit, dhe proklamon narrativat ruse./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!