×
  • Lajme
  • Lajme

    Dodik vazhdon të qëndrojë në fjalor të Kremlinit: “Perëndimi s’është më çfarë ka qenë”

    Reporteri
    08 Nëntor 2022 | 15:34
    Lideri nacionalist serb i Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik

    Në përpjekjet e tij anti-perëndimore, lideri nacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, “Republika Srpska”, Milorad Dodik, ka thënë se Perëndimi s’është më çfarë ka qenë dhe se shumë e më shumë të ri po kërkojn të kthehen në BeH, raportoi mediumi boshnjak “Klix.ba”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Zgjidhja politike e imja është BE-ja, por është e vërtetë që unë jam pak e më pak entuazist nga ç’isha më parë. Shumë njerëz sot në Itali, Francë, Poloni dhe Çeki, ku ka demonstrata, duan të ikin nga BE. Është e qart se ne s’duam që BE të na dominojë, por duhet të jemi partnerë”, ka thënë Milorad Dodik.

    Dodik që nga 24 shkurti ka udhëtuar dy herë për në Moskë për t’u takuar me krerër e Kremlinit, si dhe ka mbrojtur narrativën ruse për agresionin ndaj Ukrainës duke fajësuar Perëndimin.

    Dodik, me rezulltat të kontestuar dhe paregullsi të shumta zgjedhore, arriti të fitojë postin e Presidentit të “Republika Srpska”-s në zgjedhjet e përgjithshme të 3 tetorit në BeH.

    Qëllimi politik i tij, ka deklaruar ai, mbete ajo çfarë ka qenë gjithherë – pavarësimi i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, “Republika Srspak”-s dhe bashkimi i saj me Serbinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kujtojmë se Dodik që nga fundi i vitit të kaluar është sanksionuar nga Thesari amerikan i Shtetit, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të Bashkimit Evropian, për veprimtari secesioniste që cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!