×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana parandalon kontrabandën përmes autobusit të linjave ndërkombëtare

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 15:02

    Oficerët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar kontrabandën e disa mallrave përmes një autobusi të linjës ndërkombëtare.

    Dogana ushtroi kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin nga një prej udhëtarëve.

    “Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishitje e duke tentuar të shmangë taksat doganore. Mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogramë, çanta si dhe aksesore për telefona mobil”, thuhet në njoftim.

    Mallrat i janë nënshtruar konfiskimit të menjëhershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura për kundërvatje doganore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!