×
  • Lajme
  • Lajme

    Doktori nga Presheva përcjell me kamera gratë që vijnë të lindin

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 15:16

    Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, ku drejtori i Shtëpisë së shëndetit Driton Salihu ka publikuar një fotografi të ish-kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ku shihet se zonja në fjalë ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore për familjaren e saj.


    Me këtë publikim skandaloz qytetarët atje thonë se është thyer çdo etikë profesionale në këtë institucion, është thyer “Betimi i Hipokratit” para të cilin çdo mjek është betuar.

    “Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore”, pjesë nga Betimi i Hipokratit, shkruan RTV Aldi.

    Me një drejtor të tillë i cili përcjell pacientët nga kamerat e sigurisë e të cilat pamje i shpërndan në Facebook, nga tani pacientët do të druajnë që të kurohen nga ky institucion pas cenimit të privatësisë që po i bëhet, po kjo nuk është më e keqja.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!