Prej deklaratave të para të kryeministrit Albin Kurti pas takimit me presidentin Vuçiq në Bruksel, ishte se i vetmi propozim i prezantuar ishte ai i palës kosovare, derisa tha se Serbia prezantoi një dokument të kushtëzimit me Asociacion. Mirëpo, këtë deklaratë të Kurtit e ka demantuar Bashkimi Evropian.

BE ka bërë publik përmbajtjen e plotë të propozimit që Shefi i Diplomacisë Josep Borrell, bashkë me ndërmjetësin Mirosllav Lajçak ua kanë prezantuar të dy palëve, edhe Kosovës edhe Serbisë. Siç u tha, Kosova hodhi poshtë propozimin ndërsa Serbia e pranoi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Dokumenti është i ndarë në disa pika, ku ndër të tjera në fokus është krijimi i instrumentit për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë.

Reklamë

Aty kërkohet edhe respektimi i simboleve shtetërore, formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë si dhe garanca se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Borrell: Kurti s’e pranoi Asociacionin, insistoi në njohjen de-facto

Me insistimin e kryeministrit Kurti në njohjen de-facto, e në refuzimin e Asociacionit, takimi në Bruksel përfundoi pa ndonjë rezultat. Për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë shprehur të zhgënjyer.

SHBA-ja paralajmëron konsulta me partnerët evropianë për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi

Reklamë

Përmbajtja e plotë e propozimit të BE-së:

Pika 1, 7 dhe 10 – Nisja e procesit të negociatave për statutin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës;

Serbia më nuk insiston në përdorimin e yllit dhe fusnotës dhe pjesëmarrjes së UNMIK-ut në forumet rajonale.

Reklamë

Pika 7 dhe 10 – Përfundimi i negociatave për Statutin e instrumentit të vetmenaxhmit për serbët e Kosovës;

Pika 3 – Palët nuk do të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës ose kërcënimit me dhunë;

Pika 7 dhe 10 – Themelimin e instrumentit të vetmenaxhimit për serbët e Kosovës;

Shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës.

Reklamë

Pika 1 – Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve shtetërore;

Marrëveshje për udhërrëfyesin obligues në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshjet nga bisedimet e mëparshme.

Pika 7 – Formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë;

Pika 8 – Marrëveshjet praktike për shkëmbimin e misioneve permanente;

Reklamë

Pika 4 – Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare;

Pika 7 – Kompletimi i procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve fetare dhe të trashëgimisë kulturore serbe;

Pika 6 – Themelimi i grupeve të ndara punuese të prira nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes;

Pika 9 – Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët;

Pika 6 – Nisja e negociatave për Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës;