×
  • Lajme
  • Lajme

    Donika Kadaj ia pa hajrin rikthimit në AAK: Përveç burrit, pushteti ia punëson edhe motrën

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 19:49

    Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ia ka pa hajrin rikthimit në AAK-në e kryeministrit Ramush Haradinajt.


    Pas punësimit të bashkëshortit në Telekom, është punësuar në institucione edhe motra e Donika Kadajt, Ena Kada, konkretisht në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Ajo është punësuar përkthyese në këtë ministri që udhëhiqet nga Rrustem Berisha i AAK-së.

    Deputetja Kadaj-Bujupi ka mohuar se ndikoi për ta punësuar motrën e saj, duke thënë se ajo është e përgatitur dhe njeh së paku 4 gjuhë, trasnmeton ktv.

    Sigurisht se nuk pritet një përgjigje tjetër nga ajo përveç se ta mbrojë motrën.

    Akuzat që bënte Kadaj sa ishte pjesë e Vetëvendosjes ndaj Haradinajt

    Por duhet kujtuar se Donika e cila tani po mbron punësimet familjare që po bëhen në qeverinë Haradinaj, e ka kritikuar jashtëzakonisht këtë të fundit kur ajo ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2016.

    Me këtë parti, ajo kishte arritur që të rizgjidhet përsëri deputete, me ç’rast kishte thurur akuza ndaj atëherë ish-partisë së saj AAK-së, dhe ish-shefit të tij, Ramush Haradinaj
    Ajo qeverinë Haradinaj e pati quajtur si qeveri të interesit. Madje, ajo kishte kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj.

    “Nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të Kryeministrit, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes. Dështimi i qeverisjes së vendit në mënyrë koherente me SHBA-të në fazën në të cilën gjendet vendi ynë është dëm i madh dhe çdokush që ka pjekuri shtet-formuese dhe ndjenja patriotike do të duhej të largohej nga skena politike për t’iu dhënë rast njerëzve të rinj e ide të reja, kreativitetit dhe më së shumti mençurisë shtet-formuese, ashtu që kombit tonë t’i hapen rrugët dhe të dalë nga izolimi i krijuar nga udhëheqës të papërgjegjshëm për gati dy dekada”, kishte thënë deputetja Kadaj-Bujupi.

    Por, akuzat dhe kritikat ndaj Haradinajt, i kishte vazhduar edhe ndaj partisë së tij. Ajo kishte thënë se bashkimi i AAK-së me PDK-në, është një dëm i pariparueshëm, dhe se kishte thënë se dikur kishte besuar në këtë parti.

    “Dikur kam besuar në AAK, dhe jam angazhuar në atë parti, por e kam kuptuar që nuk po funksionojnë dhe jam larguar, sepse gabimi që kanë bërë me PDK-në, është i pariparueshëm”, kishte thënë Kadaj-Bujupi.

    Përve motrës së Kadaj-Bujupit nbë Ministrinë e Mbrojtjes është punësuar edhe vëllai i bashkëshortes së ministrit Rrustem Berisha, Xhevat Dushollvci, është rojë personale e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!