×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreçun i “shqetësuar” për mbështetjen e QUINT-it ndaj sovranitetit të Kosovës

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 10:08
    I ashtuquajturi kryetar i një komisioni fiktiv parlamentar "për Kosovën" në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun

    “Shqetësuese” e quajti i ashtuquajturi kryetar i një komisioni të vetëquajtur për Kosovën në parlamentin serb, Milovan Dreçun, situatën në pjesën veriore të Kosovës, kryesisht të banuar me serbë, raporton  gazeta online Reporteri.net.

    Çfarë ai konsideron “edhe më shqetësuese” është përkrahjen që shtetet e QUINT-it, sipas tij, ia dhënë Kosovës. “Fakti se asgjë nuk ndodh pa dijeninë e shteteve të QUINT-IT, është shqetësuese”, i tha ai televizionit publik serb.

    Përveç kësaj, Dreçun pretendon se autoritetet kosovare “kanë rrethuar” pjesën veriore të Kosovës “përmes një numri të madh formacionesh ushtarake”.

    “Deri më tani, kemi pasur kërcënime të popullit serb në Veri, dhe në jug të lumit Ibër. Ka baza të njësisve parapolicore, por edhe të FSK-së”, tha Millovan Dreçun.

    Ndalimin e hyrjes në Kosovë të të ashtuquajturit drejtor të një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, Dreçun e quajti “pengim të lëvizjes së lirë dhe në shpërputhje me marrëveshjet për vizita”.

    Ndalesa ndaj Petkoviçit, siç arsyetoi ministria kosovare e jashtme, u bazua në mosrespektimin e vazhdueshëm i marrëveshjeve lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë nga ana e zyrtarit serbë .

    Përdorimi i tij i gjuhës, karakteri dezinformativ, propagandues, dhe nxitjes së urrejtjes, nga ana e Petkoviçit, bënë që këtij të fundit t’i vendoset rampa te kufiri/Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!