×
  • Lajme
  • Lajme / Bujar Ejupi

    Drejtori i Aviacionit Civil: Po përballem me sulme e shantazhe të përditshme, jam shënjestër e grupeve të caktuara

    Reporteri
    02 Gusht 2023 | 18:31

    Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil(ACC), Bujar Ejupi, ka thënë se po përballet me sulme, presione e shantazhe që nga koha kur ka lajmëruar keqpërdorimet që pretendon se janë bërë në AAC.

    Në një postim të gjatë në Facebook, ai ka renditur veprimet që ka ndërmarrë që nga koha kur është emëruar si Drejtor i Përgjithshëm. Ndër të tjera, Ejupi ka treguar se ACC ka raportuar thyerjen e ligjit për tarifat e kerozinës, si pasojë e së cilës janë përfituar mbi 2 milionë euro nga operatori ekonomik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai ka treguar se është kërkuar hetim për mbi 110 incidente të raportuara të prishjes së Radarit, dhe mbi 43 humbje të energjisë në pajisjet jetike të navigacionit ajror, si dhe që inspektorëve të AAC-së u është kërkuar të ndalin zhvillimin e aktiviteteve për operatorët që ata mbikëqyrin, për të shmangur konfliktin e interesit.

    “Reagimet negative ndaj kërkesës sime për ligjshmëri, si drejtor I institucionit të AAC, shfaqin nivelin e ndikimit dhe rezistencën që përballen përpjekjet e mija për të sjellë transparencë dhe ndryshim pozitiv në këtë institucion dhe çojnë në largimin e qëllimshëm të fokusit nga aspekti profesional mbikëqyrës i AAC-së drejtë temave fiktive dhe tendencioze lidhur me pozitën time si drejtor i përgjithshëm. Si drejtor i AAC, më vjen keq që duhet të përballem me sulmet, presionet dhe shantazhet e përditshme”, ka shkruar Ejupi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!