×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i Policisë pyetet për ‘vrasjet enigmatike’, kërkohen sqarime rreth hetimeve

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 11:45

    Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kryetari i këtij Komisioni, deputeti Bekë Berisha ka ngritur dyshimet për moszbulimin e shumë vrasjeve enigmatike.

    Për këtë, Mehmeti ka thënë se në këtë periudhë, vetëm një vrasje nuk është zbuluar, prej 18 rasteve sa kanë qenë.

    Gjatë raportimit, drejtori Samedin Mehmeti tha se si Polici janë të angazhuar që të gjitha vrasjet të zbulohen.

    ”Sa i përket vrasjeve, ne jemi angazhuar që të gjitha vrasjet të cilat kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, është vetëm një vrasje prej 18 vrasjeve sa kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, pra, është vetëm një që nuk është zbuluar, ndërsa sa i përket ndryshimeve të ekipeve ne aktualisht jemi duke e ndërtuar një sistem dhe jemi duke kërkuar përgjegjësi prej hetuesve, jo vetëm për vrasje, por për të gjitha rastet që hetuesit i kanë në dispozicion të tyre, jemi duke kërkuar përgjegjësi për nivelin e zbulueshmërisë”, theksoi ai.

    Deputeti i AAK-së, Berisha, tha se në qytetin e Pejës ka një numër të madh të vrasjeve enigmatike, derisa pyeti se kush është përgjegjës për zbulimin e tyre.

    Drejtori i Departamentit të Hetimeve brenda Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi tregoi se në rajonet e Kosovës funksionojnë tetë drejtori rajonale të hetimeve.

    “Drejtoria e krimeve të rënda në nivel të departamentit merr raste që janë më specifike apo për shkak të ndjeshmërisë së publikut apo mënyra e kryerjes është e karakterit të rëndë”, tha Paçarizi.

    Tutje ai shtoi se vrasjet e pazbuluara janë kryesisht të periudhës 2000 deri në vitin 2007.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!