Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë në një kafiteri në qendër të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se i dyshuari aktualisht është në arrati.

Reklamë

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë I cili për momentin është në arrati”, tha Hashani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

“Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani për Reporteri.net.

/Reporteri.net/