Pas vrasjes së dytë në kazino në vend për pak ditë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të shpallë të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.
Pasi një i ri u vra sot në Lipjan, në vendin e tij të punës, Hoti ka thënë se “Kuvendi duhet të hedhë poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik”.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sonte një i ri qenka vrarë në Lipjan në kazino. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Kjo është një ditë zie tjetër për Lipjanin, pas aksidentit tragjik në Duhël, dhe për gjithë Kosovën.
Kuvendi i Kosovës duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.
Kuvendi duhet të hedh poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.