Arben Bakalli, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Gjakovë është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimet për korrupsion e shpërdorim detyre.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në këtë aksion janë arrestuar edhe disa të dyshuar të tjerë, po ashtu zyrtarë të Komunës së Gjakovës.
Arben Bakalli probleme të kësaj natyre kishte pasur edhe më herët. Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bakalli në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 1 vit burg dhe 3 mijë euro gjobë.
Por Gjykata e Apelit kishte vendosur që lënda të kthehet në ri-gjykim në Gjykatën Themelore.