×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Policia jep detajet

    Dyshohen për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”, arrestohen tre persona

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 17:22

    Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë në hapësirat e ndërmarrjes SHA “Trepça” në Mitrovicë.

    Sipas Policisë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, pas një pune hetimore dhe sigurimit të provave e dëshmive relevante, kanë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit.

    Gjatë hetimeve janë kryer edhe bastisje në disa lokacione. Si prova materiale janë sekuestruar një automjet me rimorkio, si dhe dëshmi të tjera relevante.

    Policia dyshon se të arrestuarit, në bashkëveprim, janë të përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë, të cilat kanë ndodhur disa muaj më parë në hapësirat e “Trepçës” në Mitrovicë.

    Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!