Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Qirkovic të Leposaviqit, nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 11:05.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të avokatit dhe punëtorit social.
Pas konsultimit me prokurorin, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.