×
  • Lajme
  • Lajme

    E bukur: Nxënësit kosovarë presin me flamuj disa përfaqësues zviceranë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 23:46

    Pas një lamtumire të veçantë që i bën një prej mësuesve që doli në pension, shkolla “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës ka befasuar sërish.


    Kjo shkollë ka organizuar një pritje tejet të ngrohtë për Këshillin e Kryetarëve të Komunës së Meyrin, në Gjenevë të Zvicrës, shkruan Reporteri.net.

    Nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle në krye me drejtorin Arianit Paçarizi kanë pritur me flamuj të Zvicrës dhe me pankarta ku shkruanin “Merci Swis” (Faleminderit Zvicër).

    Kolektivi i kësaj shkolle më pas kanë shtruar dhe një lloj banketi për miqtë zviceran, ndërsa poashtu i kanë bërë një përcjellje solemne.

    Në përbërje të delegacionit Myerin nga Zvicra ishin: Pierre Alain Tschudi, ish kryetari Jean-Marc Devaud dhe kryetarja në ardhje, Nathalie Leuenberger, të shoqëruar nga nga kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Rrahim Morina, Drejtori i Arsimit dhe Edukimit në Malishevë Blerim Thaçi, pjestarët nga Kforit Zvicëran.

    Me delegacionin nga Myerin, ishin edhe aktivistët shqiptar të shoqatës “Rrethi shqiptaro-meyrinas”, kryetar-profesori Agim Paçarizi mërgimtari që ndihmoi shkollën në fjalë me paisjen e Kabinetit të TIK-ut dhe paisjen me invertar shkollorë, anëtarët e kryesisë së shoqatës, Lindita Telkiu dhe Avdyl Hamza.

    Më poshtë shikoni disa foto të pritjes bërë delegacionit nga Zvicra:

     

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!