×
  • Lajme
  • Lajme

    E frikshme: Hajnat vodhën 25 mijë euro në ETC

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 10:51

    Rreth 25 mijë euro janë vjedhur në të dalë të marketit të madh ETC nga persona të maskuar.

    Dy punëtëorë të sigurimit kanë raportuar në Polici se ata ishin duke i transportuar paratë kur persona të maskuar ua prenë rrugë, shkruan Reporteri.net.

    Siç kishin dëshmuar ata, personat e maskuar kishin kërcënuar me armë punëtorët e sigurimit, duke bërë që ata të dorëzojnë paratë që kishin për të transportuar.

    Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit, por duke mos bërë të ditur  nëse kanë rënë në gjurmë të të dyshuarve.

    “Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Sidoqoftë, grabitja u raportua mbrëmë në një prej pikave të marketit që është në pronësi të deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendit.

    Ndryshe, grabitjet janë shndërruar në një fenomen shqetësues në Kosovë, i cili madje ka sjellur edhe viktima vitin e kaluar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!