Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Gazetës Online Reporteri.net se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.
Pak minuta pas raportimit, për gazetën online Reporteri.net zhvillimin e ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.
“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net.
Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.
“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.
Gazeta Online Reporteri.net para pak çastesh ka raportuar se nga sot Policia ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.
Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes.
LAJMI I FUNDIT: Policia i merr në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun
Policia e Kosovës ka marrë më mbrojtje sot liderët e parive opozitare të Kosovës, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se kërcënimet e shumta të grupeve terroriste serbe ndaj politikanëve shqiptarë në Prishtinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kanë shtyrë Policinë e Kosovës që të angazhojnë mbrojtje të afërt policore për kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, atë të LDK’së Lumir Abdixhikun dhe politikanë tjerë të subjekteve politike parlamentare.
Burime të Reporteri.net brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se Krasniqi, Abdixhiku dhe politikanë tjerë nga Kosova në këtë kohë të brishtë sigurie, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar sot raportimin ekskluziv të Gazetës Online Reporteri.net se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.
“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha shkurt Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës, për Reporteri.net.
Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.
“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.
Pos policisë, zhvillimin e ka konfirmuar edhe PDK’ja.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është ofruar një ekip i mbojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
Gazeta Online Reporteri.net e para ka raportuar se nga sot Policia ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.
Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Policia i merr në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun
Policia e Kosovës nga sot ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.
Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta online Reporteri.net ka parë sot vetura policore gjatë gjithë ditës pranë zyrave të LDK-së. /Reporteri.net/.