Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka reaguar ndaj kritikave që iu bën nga propozimit për minister.

Ai u shpreh se janë disa reagime që po i ngjallin neveri tash e shumë kohë, ku u përmend edhe emri i babait të tij, Ukshin Hotit.

“E korite emrin e babës”, ka qenë një koment që ai tha se ka pranuar, derisa e quajti të neveritshme të lidhet respekti ndaj një njeriu me bindjen e vet politike.

Reklamë

“Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes. Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës, urimet e shumta apo edhe kritikat njerëzore. Por, sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë”.

“Shprehje si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”, janë fjalë që nuk tregojnë as shqetësim, as dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur. Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike. Pra, unë paskam qenë “i mirë” sa kohë mendoja si ti, dhe “i keq” sapo mendova vetë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes.

Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës, urimet e shumta ? apo edhe kritikat njerëzore.

Reklamë

Por, sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë.

Shprehje si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”, janë fjalë që nuk tregojnë as shqetësim, as dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur.

Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike.

Pra, unë paskam qenë “i mirë” sa kohë mendoja si ti, dhe “i keq” sapo mendova vetë.

Reklamë

Deri dje “djali i Ukshin Hotit”, sot “i koritur”, vetëm pse potencialisht nuk jam në bindjen tënde.

Kjo nuk është as respekt, as ideal: Kjo është hipokrizi.

Para pak ditësh, një mik më tha: “Andin, kujtoji të gjithë ata dashamirë të Ukshinit, kur ti s’ishe fytyrë publike.”

Dhe mu kujtuan vitet e pasluftës, sfidat që i kaloi familja jonë, kur këta “patriotë” s’e dinin as emrin tim.

Reklamë

Kështu që, për ta thënë qartë:

As ju, as askush tjetër, nuk ma imponon bindjen. Nuk e shes, nuk e ndërroj dhe nuk e negocioj.

Unë jam aty ku dua të jem, ku e shoh të drejtë të jem, ku mendoj se mund të jap kontributin tim për vendin.

Këto ngjarje neveritëse, nuk janë të sotit, këto reagime të neveritshme janë të kahmotshme!

Reklamë

Nuk e fsheh që më dhemb kur e shoh se respekti që kam marrë nga disa, në fakt paska qenë i rremë.

E vetmja herë që jam mashtruar, është kur kam menduar se disa më kanë respektuar për atë se kush jam, e jo për bindjen politike që unë kam pasur.

Ndoshta mirësjellja ime e tepruar, ndoshta heshtja ime e gjatë (që brenda ka qenë shkatërruese), ka krijuar përshtypjen se unë jam tabelë qitjeje.

Por jo, nuk jam. Thjesht kam dashur të ruaj respektin, edhe kur ai ishte i rremë.

Nuk e di nëse do të vazhdoj të jem ai që nuk jam, por uroj që nëse ndonjë ditë bëhem ai që jam, të jem përsëri i matur.