×
  • Lajme
  • Lajme

    E pranojnë serbët: Kemi humbur Kosovën

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 21:52

    Gati gjysma e serbëve në Serbi, regjimi i të cilëve kreu masakra ndaj shqiptarëve, po mendon se Kosova është e humbur.


    Janë të ndarë në pjesë të barabarta. Tani nuk ka mbetur më shumë se gjysma e popullsisë së Serbisë që nuk e pranon të jetë humbur Kosova.

    Pjesa tjetër e pranon këtë fakt për vendin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe që për mbi 100 vjet e mbajtën nën kontroll si pjesë të tyre.

    Hulumtimi i fundit i bërë nga Instituti për Çështje Evropiane në Beograd shfaqi një situatë të tillë, transmeton Klan Kosova.

    Megjithatë, rreth 70 për qind e tyre janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!