×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrëmbyen, e futën në veturë dhe e plaçkitën – Policia arreston dy të rinj në Vushtrri

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 10:58

    Në orët e mbrëmjes së datës 26 dhjetor 2021, policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”.

    Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuarit pasi e kanë marrë viktimën mashkull/kosovar dhe e kanë futur në veturën e tyre, nga i njëjti kanë marrë një shumë të parave, më pas të dyshuarit aknë ikur në drejtim të panjohur.

    Mbi bazën e informacioneve fillestare dhe veprimeve të ndërmarra, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar B. Z., 20 vjeçar dhe E. B.,19 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

    Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit B. Z., është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!